×
  • Extra
  • Stil

    Modelja që nuk heq asnjëherë vetullat thotë se e kanë kërcënuar me vdekje

    Reporteri
    13 Mars 2019 | 15:01

    Modelja Sophia Hadjipanteli, që është bërë e famshme për faktin se nuk heq vetullat, ka pranuar se merr shumë kërcënime me vdekje online për pamjen e saj. 22 vjeçarja e lindur në Qipro, e cila emigroi fillimisht në Londër dhe më pas në SHBA, tha se është bombarduar me kërcënime online për vendimin e saj të çuditshëm.

    Duke folur në emisionin “Good Morning Britain”, ajo pranoi se nuk përpiqet të lexojë komentet negative, dhe merr ngushëllim në faktin që i dashuri i saj e do.

    “Kam marrë shumë kërcënime me vdekje”, u tha ajo prezantuesve Susanna Reid dhe Piers Morgan.

    Sophia, e cila ka pozuar për Vogue Italia dhe SAVAGE X FENTY të Rihanna-s, shtoi: “Unë mundohem të mos lexoj shumë prej tyre. Është paksa e turpshme që do të lexosh komentet e bukura për t’i harruar ato të këqijat, por ia vlen. I dashuri im kishte gjithashtu një vetull kur ishte i vogël. Ai më do kështu siç jam dhe nuk e kupton pse njerëzit më ofendojnë.”

    Modelja pranoi se pamja mbresëlënëse e vetullave të saj erdhi gabimisht pasi ngjyra e bojës i doli shumë e errët në vitin 2014. Dhe në vend që t’i korrigjonte ato, ajo i la siç ishin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!