×
  • Extra
  • Stil

    Ndjeni sikur do shpërtheni nga momenti në moment, hani me bollëk këto 4 ushqime dhe do të shpëtoni

    Reporteri
    17 Shtator 2020 | 19:49

    Nuk ka rëndësi sa aktivë jeni fizikisht apo sa të kujdesshëm të tregoheni me regjimin ushqimor, të gjithëve ju ndodh që në një moment të caktuar të vuani nga fryrja e barkut.


    Edhe pse është e vështirë të përcaktosh shkakun kryesor të fryrjes së barkut (cikli menstrual, dehidratimi ose teprimi me pijet me gaz dhe ato alkoolike), zgjidhja e problemit mund të jetë vetëm ushqimi.

    Më poshtë do të gjeni ushqimet që do t’ju shpëtojnë nga fryrja e barkut si me magji.

    1. Kastravecët: Kastravecët nuk përmbajnë vetëm kuercetinë, një antioksidues që ndihmon në rastet e fryrjes së barkut, por kanë përmbajtje të lartë edhe në ujë, vitaminë C dhe pak sodium. Së bashku ju mbajnë të hidratuar dhe parandalojnë grumbullimin e ujit dhe fryrjen e barkut. Lëkura e kastravecit është gjithashtu e lartë në acid kafeik, një tjetër antioksidues që lufton inflamacionin.

    2. Domatet: Ushqimet që janë të pasura në kalium, si domatet, mund të ndihmojnë për të reduktuar fryrjen e barkut duke ulur nivelet e sodiumit në trup. Domatet (që janë rreth 95% ujë) i sigurojnë trupit lëngjet e nevojshme , duke shmangur kështu dehidratimin dhe fryrjen e barkut. Ato janë gjithashtu një burim me pak kalori i vitaminës C, likopenIT dhe antioksiduesve të tjerë që ju shpëtojnë nga fryrja e barkut si me magji.

    3. Kivi: Një nga gjërat më të mira të kivit është se përmban actinidinë, një enzimë natyrale që ndihmon në tretjen e proteinave dhe parandalon fryrjen e barkut. Të gjitha llojet e kivit janë gjithashtu një burim i mirë i fibrave të tretshme dhe të patretshme, që ulin predispozitat për fryrje të barkut duke përmirësuar tretjen.

    4. Shalqiri: Shalqiri përmban më shumë se 90% ujë. Duke ngrënë ushqime me përmbajtje të lartë në ujë, si shalqiri, është një mënyrë e mirë për të marrë ujë shtesë dhe nxjerrë jashtë kripën. Shalqiri është më i mirë nga maji deri në gusht.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!