×
  • Extra
  • Stil

    Në Japoni mund të marrësh me “qera një person” dhe t’i ankohesh tërë ditën

    Reporteri
    25 Qershor 2019 | 18:58

    A jeni në një nga ato ditët kur vetëm dëshironi të ankoheni, por keni nevojë për dikë që thjeshtë të ju dëgjojë dhe kuptojë?


    Në Japoni, kjo është e mundur për vetëm 9 dollarë. Takanova Nisimoto është një japonez që filloi këtë biznes të pazakontë dhe pati mjaft sukses.Pesëdhjetë vjeçari udhëheq shërbimin në internet Ossan Rental që nga viti 2012 në vendin e tij të lindjes, Tokio, transmeton Reporteri.net.

    Me këtë shërbim për vetëm 1.000 jen japonez ose afër 9 dollarë, për një orë mund t’i ankoheni, t’i tregoni problemet dhe hallet tuaja. Për ata që duan atë, këshillimi është gjithashtu në dispozicion.

    Qëllimi i Nicosimite ishte fillimisht të dëgjonte njerëzit e moshës së mesme të cilët shpesh tallen në Japoni për shkak të kilogramëve të tepërt, rënies së flokëve dhe gjërave të tjera. Ai thotë se qëllimi i tij ishte t’u jepte fund të gjitha stereotipive negative. Megjithatë, shërbimi i tij tani përdoret nga të gjitha gjeneratat dhe duket sikur të gjithë kanë se për çka të ankohen. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!