×
  • Extra
  • Stil

    Në vendet myslimane nuk përdoret fare – mjekët bëjnë apel të mos e përdorni letrën higjienike

    Reporteri
    10 Dhjetor 2019 | 10:27

    Sipas disa studimeve, letra higjienike nuk rekomandohet të përdoret, paralajmërojnë mjekët. Konkretisht, përdorimi i letrës së tualetit mund të shkaktojë disa probleme shëndetësore që në rrethana të tjera mund të shmangen, shkruan Independent, transmeton Reporteri.net.


    Ndërsa në vende si Japonia, Greqia dhe Italia, letra higjienike po përdoret gjithnjë e më pak, në pjesën tjetër të botës (përveç vendeve myslimane) letra e tualetit është një aksesor i domosdoshëm për çdo banjë.

    Por tani mjekët paralajmërojnë se përdorimi i tepërt mund të shkaktojë probleme shëndetësore si çarje anale, hemorroide dhe infeksione të traktit urinar.

    “Njerëzit mendojnë se janë të pastër pas fshirjes, por është shumë larg nga e vërteta, por edhe pse letra e tualetit duket se largon fekalet, nuk i pastron plotësisht”, tha autorja Rose George.  /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!