×
  • Extra
  • Stil

    Nëse doni dhëmbë të bardhë dhe frymëmarrje më të mirë, shmangni këto ushqime

    Reporteri
    22 Qershor 2021 | 22:33

    Larja e dhëmbëve 2 herë në ditë nuk mjafton për dhëmbë të bardhë sa i doni ju. Dieta dhe ushqimet që konsumoni ndikojnë si tek aroma e frymëmarrjes ashtu dhe tek pastërtia e dhëmbëve. Çfarë po konsumon që duhet ta reduktoni?!


    Alkooli me ngjyrë

    Dhëmbët absorbojnë lëngje me ngjyrë: kafe, çaj, kola dhe verë, gjatë gjithë jetës tuaj, duke shkaktuar njolla të brendshme tek dhëmbët, shumë të vështira për t’i hequr.

    Kafenë

    Përveç dëmtimit të dhëmbëve, kafja mund të shkaktojë edhe frymëmarrje me erë të keqe, pasi ajo neutralizon acidin në stomakun tuaj, i cili dërgon lëngje gastrike në kavitetin e gojës. Lajini dhëmbët pasi të pini kafe, pastrojini tek dentisti çdo 6 muaj dhe mos pini kafe para një eventi të rëndësishëm.

    Qepë dhe hudhra

    Era që lënë pas konsumimit hudhrat dhe qepët njihet si shumë e vështirë për t’u larguar. Edhe pse ato mund të evitohen lehtësisht, shpesh mund të fshihen si përbërës në gatime të ndryshme.

    Çdo gjë me fara

    Farat e lulekuqes, luleshtrydhet, farat e susamit gjejnë çdo hapësirë midis dhëmbëve dhe vendosen atje. Të vështira për t’u hequr, këta fajtorë janë turpërues dhe shkaktojnë dëme, duke u fshehur midis dhëmbëve.

    Misri i pjekur

    Nëse e hani misrin e pjekur direkt nga kalliu, do t’ju ngecin copa nëpër dhëmbë.

    Mishi i kuq

    Mishi i kuq lë një shijë të çuditshme në gojë, pa përmendur fijet që ngecin midis dhëmbëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!