×
  • Extra
  • Stil

    ‘Njëherë e një kohë ishte më mirë’. Pse s`ka më kuptim të thuhet kjo fjali

    Reporteri
    23 Qershor 2021 | 16:28

    Njerëzit kanë tendencën të thonë se gjithçka ishte më mirë njëherë e një kohë. Eh si jetonim atëherë. Biznesi ka qenë më mirë më parë, ka rënë tani. Madje edhe bari ishte më i gjelbër njëherë e një kohë. Ndjenja e nostalgjisë është e mirë, por me limite. Ditët e sotme, mund të jenë shumë më të mira se ato të shkuara. Ne jetojmë në një botë me progres të vazhdueshëm teknologjik, i cili ndikon pozitivisht për t`ia lehtësuar jetën njerëzve.


    10 ndryshime pozitive që kanë ndodhur kohët e fundit ose që po ndodhin tani, për hir të të cilave nuk ia vlen të thuash më “Njëherë e një kohë ishte më mirë”.

    Turizmi hapësinor është më afër se kurrë.

    Sipas parashikimeve, vlera e tregut të turizmit hapësinor do të arrijë në 3 miliardë dollarë deri në vitin 2030. Disa kompani po garojnë për të drejtën për të dërguar turistë në orbitë, dhe ndërmarrja e Elon Musk, SpaceX, është mes tyre.

    Disa udhëtime të suksesshme ndodhën në vitet 2000, dhe deri vonë, turizmi hapësinor ishte harruar. Por në vjeshtën e vitit 2021, u planifikuan udhëtime të reja, që do të thotë se biznesmenët, filantropët, shkencëtarët dhe mjekët përfundimisht do të fluturojnë në hapësirë. Kush e di, mbase edhe një person i zakonshëm do të jetë në gjendje të fluturojë për në hënë ndonjë fundjavë.

    Teknologjia është duke u zhvilluar që të balancojë trurin tonë.

    Projekti i Elon Musk, Neuralink, është një mikroçip që do të krijojë një lidhje midis trurit të njeriut dhe një kompjuteri. Në të ardhmen, ai do të ndihmojë në trajtimin e sëmundjes Parkinson dhe madje mund të japë proteza robotike. Përveç kësaj, Neuralink është i aftë të ndihmojë njerëzit me ankth dhe depresion. Sipas Musk, çipi do të lehtësojë gjendjen e personit në mënyrë që ata të paktën të fillojnë trajtimin.

    Shkencëtarët patën sukses në rritjen e një dhëmbi njerëzor.

    Protezat e gojës kanë një histori të gjatë. Kohë më parë, njerëzit përdornin fildish, dyll bletësh dhe dru për të zëvendësuar dhëmbët e humbur. Në ditët e sotme, përdoren materiale më moderne, dhe një dhëmb i bërë nga materiale artificiale mund të ngjitet në nofull me një strukturë komplekse.

    Kohët e fundit, shkencëtarët arritën të krijojnë një bioimplant që është shumë afër strukturës me një dhëmb të vërtetë, dhe ky është një hap i madh në stomatologji.

    Okulistët po ecin përpara gjithashtu.

    Kohët e fundit, okulistët e degës Cheboksary të MNTK ‘Mikrosurgjia e Syrit’ shpikën një protezë irisi të kombinuar me një lente artificiale, e cila do të ndihmojë rehabilitimin e njerëzve me dëmtime të syve. Shpikja unike tashmë ka marrë patentën nën emrin ‘diafragma e lentës së irisit’ dhe është vënë në praktikë. Shpikjet e tjera janë gjithashtu të dobishme. Njerëzit me probleme nga afër dhe larg, prej disa kohësh janë në gjendje të mbajnë një palë syze pas qenë nevoja t`i ndryshojnë kur lexojnë.

    Panda gjigante nuk i përket më listës së specieve endemike.

    Më parë panda ishte i rrezikuar për t`u zhdukur, por marrja e masave dhe pyllëzimi e shpëtoi.

    Tani ka më shumë pemë në botë sesa kishte 100 vjet më parë.

    Është logjike të supozohet se shpyllëzimi dhe zjarret në shkallë të gjerë në pyje zvogëlojnë shumë përqindjen e pemëve në planet. Por siç rezulton, përkundër katastrofave natyrore dhe aktiviteteve njerëzore, ka shumë më shumë pemë në Tokë tani sesa kishte 100 vjet më parë. Gjatë kësaj kohe, numri i pemëve është rritur me 400%.

    Do të ketë trena me shpejtësi të lartë.

    Virgin Hyperloop po zhvillon teknologjinë për të mundësuar udhëtimin me trena në shpejtësi deri në 1200 km në orë. Udhëtimi do bëhet i mundur përmes tuneleve me vakum pothuajse pa ajër duke përdorur levitacionin magnetik. Sipas parashikimeve, Virgin Hyperloop planifikon të fillojë udhëtimet tregtare nga viti 2027.

    Kompanitë do të zhvillojnë plastikë të biodegradueshme.

    Shkencëtarët kanë dhënë alarmin prej kohësh mbi mbetjet plastike që përfundojnë në oqean. Deri në 12.7 milion ton plastikë futen në ujë çdo vit – shkalla e ndotjes është e tmerrshme. Greenpeace tashmë ka zbuluar plastikat e biodegradueshme. Ky material është bërë nga kallami i sheqerit dhe është shumë më i lehtë për t`u ricikluar.

    Udhëtimet virtuale do të zëvendësojnë ato fizike.

    Teknologjia VR ju lejon të vendosni një palë syze dhe të udhëtoni në çdo pjesë të planetit dhe më gjerë.

    Deri tani mund të shikoni gjithçka nga vendi që doni të vizitoni virtualisht, por s`mund të ndjeni flladin e detit në lëkurën tuaj. Duket se shpikësit po punojnë pikërisht për këtë.

    Mjekësia po ecën para

    Nëse një mjek diagnostikonte një grua me probleme të fertilitetit, atëherë ajo me gjasë nuk do lindte kurrë një fëmijë. Kjo deri në vitin 1978 kur u krye fertilizimi i parë in vitro që rezultoi i suksesshëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!