×
  • Extra
  • Stil

    Para apo pas ngrënies, kur është koha e duhur për të pirë ujë

    Reporteri
    27 Shtator 2020 | 8:57

    Trupi i njeriut humbet ujë çdo moment, madje edhe nëpërmjet frymës.


    Rrjedhimisht, pirja e ujit është e një rëndësie madhore për hidratimin e organizmit. Trupi e përdor ujin në çdo qelizë, organ apo ind, jo vetëm për të rregulluar temperaturën e brendshme por edhe për të mirëmbajtur çdo funksion. Deri më tani, ekspertët e shëndetit kanë rekomanduar pirjen e të paktën tetë gotave me ujë në ditë.

    Sigurisht që pirja e këtyre tetë gotave në të njëjtën kohë është e pamundur.

    A e dini kur është koha më e mirë për të pirë ujë?

    Lexoni më poshtë këshilla për të pirë ujin në kohën e duhur që të përmirësoni efikasitetin e tij në organizëm.

    Ujë pas zgjimit

    Pini një gotë me ujë menjëherë sapo të zgjoheni. Në këtë mënyrë të gjithë organet e brendshme do të aktivizohen. Uji ndihmon në largimin e toksinave përpara ushqimit të rradhës.

    Ujë para një vakti

    Pirja e një gote me ujë 30 minuta përpara ushqimit ndihmon me tretjen. Ju nuk duhet të pini ujë pak minuta përpara se të uleni për të ngrënë ose sapo keni ngrënë. Nëse e bëni këtë, uji do të hollojë lëngjet tretëse. Pini ujë një orë pas ushqimit që ta ndihmoni trupin të përthithë të gjithë ushqyesit.

    Ujë përpara se të bëni banjë

    Pini një gotë me ujë përpara se të bëni banjë që të ulni tensionin e gjakut.

    Ujë përpara se të flini

    Pini një gotë me ujë një orë përpara gjumit që të ndihmoni organizmin të përballojë humbjen e lëngjeve gjatë natës. Oraret e duhura të pirjes së ujit Nëse organizoni pirjen e ujit sipas një orari të caktuar do të ndihmoni organizmin të jetë në formë.

    Oraret e mëposhtme janë në varësi të angazhimeve ditore dhe mund të ndryshohen ose rregullohen sipas mundësisë.

    7:00 – Gota e parë

    Pini gotën e parë sapo të zgjoheni që ta hidratoni organizmin pas gjumit.

    Gjysëm ore më vonë mund të hani mëngjes.

    9:00 – Gota e dytë

    Një orë pas mëngjesit mund të pini gotën e dytë dhe të vijoni punën si zakonisht.

    11:30 – Gota e tretë

    Pini një gotë ujë 30 minuta përpara se të hani drekë.

    13:30 – Gota e katërt

    Pini një gotë me ujë një orë pas drekës që të ndihmoni trupin të përthithë më mirë ushqyesit e nevojshëm.

    15:00 – Gota e pestë

    Gjatë pushimit konsumoni një lëng frutash ose pije pa ëmbëlsues shtesë që të freskoni trurin.

    17:00 – Gota e gjashtë

    Kjo gotë me ujë do ju mbajë të ngopur dhe do të parandalojë ngrënien e tepërt gjatë darkës.

    20:00 – Gota e shtatë

    Pini një gotë me ujë pas darke dhe para se të bëni banjë.

    22:00 – Gota e tetë

    Pini një gotë të fundit me ujë një orë përpara se të flini.

    Në këtë mënyrë do të ndihmoni rigjenerimin e qelizave gjatë gjumit

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!