×
  • Extra
  • Stil

    Parisi i shqiptarëve: Cili është qyteti më romantik shqiptar

    Reporteri
    14 Shkurt 2020 | 13:04

    14 Shkurti tashmë është bërë datë në të cilën pothuajse e gjithë bota, e shënon si dita e të dashuruarve. Edhe shqiptarët tashmë e kanë futur këtë datë në listën e festave private të tyre.


    Sot është dita e të dashuruarve, dhe shumë çifte shkëmbejnë dhurata, për të u dëshmuar sa më romantik te partneri i tyre. Por, cili është qyteti më romantik shqiptar.
    Valon Kerolli, ekspert i rrjeteve sociale përmes disa hulumtimeve në internet, ka nxjerr disa statistika, të cilat qytetin e Beratit e nxjerrin në krye të kësaj liste.

    Ai qytetin e Beratit e përshkruan si Parisi i shqiptarëve.

    “Sapo dëgjojmë të flitet për qytete romantike në botë, mendja menjëherë na shkon tek Parisi! Por pasi që jemi në ditën e të dashuruarve atëherë kemi shikuar trendin e kërkimeve në Google nga shqiptarët për këtë ditë, dhe nëse i referohemi këtyre kërkimeve del që Berati është qyteti më romantik shqiptar!”, ka shkruar Kerolli.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!