×
  • Extra
  • Stil

    Për këtë vitaminë ka nevojë fytyra e juaj

    Reporteri
    08 Qershor 2021 | 10:55

    Vitamina që ju nevojitet për fytyrën tuaj është një dhe e vetme dhe “premton” për të transformuar fytyrën tuaj.


    Vitamina për të cilën ka nevojë fytyra juaj është vitamina C, e cila premton të ndryshojë strukturën, pamjen dhe shëndetin e lëkurës tuaj!

    Vitamina C është e pasur me antioksidantë, ndihmon në prodhimin e kolagjenit dhe përmirëson ngjyrën. Në të njëjtën kohë, zvogëlon ndjeshëm shenjat e puçrrave.

    Vitamina C është jashtëzakonisht antioksiduese dhe mbron lëkurën tuaj nga “papastërtitë” e mjedisit ndërsa vonon shfaqjen e rrudhave.

    Kjo vitaminë depërton thellë në lëkurë dhe vepron për të neutralizuar radikalet e lira që janë toksike për qelizat e lëkurës. Në të njëjtën kohë, ajo promovon sintezën e re të kolagjenit. Dhe rezultatet janë të dukshme! Lëkura ka një strukturë të përmirësuar, është e butë dhe rrudhat zhduken dita ditës! Në të njëjtën kohë, sipas Dr. Saira Vitamina C është një anti-inflamator i fuqishëm dhe mund të ndihmojë ata që kanë puçrra.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!