×
  • Extra
  • Stil

    Pirja e çajit të ngrohtë mund t’u shkaktojë një lloj kanceri

    Reporteri
    27 Prill 2019 | 10:17

    Studimet e fundit kanë treguar një marrëdhënie shkak-pasojë midis çajit të nxehtë dhe kancerit në ezofag.


    Rezultatet e këtij studimi, që pohon se konsumi i çajit të nxehtë shkakton kancerin në fyt, janë publikuar në revistën e famshme shkencore “International Journal of Cancer”.

    Hulumtimi i shkencëtarëve nga Franca, Irani dhe SHBA rezultoi se pirja mesatare ditore e çajit nga njerëzit është më e ngrohtë se 60º C.

    Kjo temperaturë e çajit përbën një rrezik të madh për zhvillimin e kancerit ezofag, sipas tyre.

    Skepticizmi në lidhje me këtë rrjedh që nga viti 2016, kur Organizata Botërore e Shëndetësisë publikoi këtë informacion për herë të parë, pas së cilës Shoqëria Amerikane e Kancerit erdhi në shqyrtim serioz të rrezikut të kanosur.

    Nga 50.000 të anketuar në studim, 317 prej tyre ishin të infektuar me kancer të epitelit të trombociteve – një nga dy kancerët më të zakonshme të ezofagut.

    Doli që rreziku i sëmundjes reduktohej pasi që çaji ftiohej për një kohë të gjatë dhe se kufiri i temperaturës në të cilën indeksi kalon në gjendjen patologjike është 60º C.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!