×
  • Extra
  • Stil

    Produktet natyrale që ju ndihmojnë kundër djegies nga dielli

    Reporteri
    10 Korrik 2020 | 19:26

    Djegia nga dielli mund të paraqesë rreziqe serioze për shëndetin. Prandaj është thelbësore ta mbroni lëkurën me produktet e duhura kundër diellit, të përgatitur ndoshta me përbërës natyralë dhe të shmangni ekspozimin gjatë orëve të nxehta të ditës.


    Djegia nga dielli mund të paraqesë rreziqe serioze për shëndetin. Prandaj është thelbësore ta mbroni lëkurën me produktet e duhura kundër diellit, të përgatitur ndoshta me përbërës natyralë dhe të shmangni ekspozimin gjatë orëve të nxehta të ditës.

    Produktet natyrale kundër djegies nga dielli

    Për të marrë sa më shumë ngjyrë, ka shumë njerëz që gjatë verës, sfidojnë diellin pa mbrojtjen e duhur. Një zgjedhje e pakuptimtë që mund të përfshijë rreziqe serioze për shëndetin, si dhe djegie të dhimbshme.

    Dëmet që i sjell shëndetit djegia nga dielli

    Djegia nga dielli, veçanërisht nëse përsëritet me kalimin e kohës, rrit rrezikun e zhvillimit të melanomës, d.m.th. kancerit të lëkurës. Në fakt, ekspozimi i tepërt ndaj rrezeve të diellit mund të shkaktojë skuqje dhe djegie të shkallës I dhe II të cilat, nëse përsëriten me kalimin e kohës, çojnë në shfaqjen e lezioneve të lëkurës, përgjegjëse për melanomëan.

    Prandaj është thelbësore ta mbroni lëkurën që në moshë të re duke shmangur ekspozimin në orët më të nxehta të ditës dhe duke përdorur kremra me faktor të lartë mbrojtës. Dielli, nëse merret me moderim, jo vetëm që ju lejon të merrni një ngjyrë të bukur, por sjell edhe një sërë përfitimesh: forcon sistemin imunitar dhe kockat duke stimuluar trupin të prodhojë vitaminë D, e dobishme për rregullimin e kalciumit.

    Dëmtimi që merr shëndeti nga rrezatimi artificial

    Rreziku i rrezeve ultraviolet rritet sipas karakteristikave dhe ndjeshmërisë së lëkurës: ata me një çehre të zbehtë kanë nevojë për mbrojtje më të madhe nga të dy rrezet UVB që shkaktojnë djegie dhe nga rrezet UVA të cilat në vend të kësaj shkaktojnë plakje të parakohshme të lëkurës. Gjithashtu nuk duhet nënvlerësuar edhe rrezatimi artificial, i cili rrit me 75% rrezikun e marrjes së melanomës.

    Produktet natyrore kundër djegies nga dielli

    Nëse, përkundër gjithçkaje, ju shkuat në det dhe u kthyet të skuqur më shumë seç duhet, këtu janë disa këshilla të thjeshta se si të korrigjoni djegien nga dielli me produkte natyrale:

    – Si fillim, mund të përpiqeni t’i jepni një lehtësim lëkurës së djegur duke përgatitur një banjë të freskët. Në ujin e ngrohtë shtoni një gotë uthull molle, gjysmë gote sodë buke dhe një majë kripë të trashë.

    – Gjithashtu mundohuni të aplikoni patate në pjesën e djegur të lëkurës për rreth 15-20 minuta: menjëherë do të merrni një ndjesi freskie.

    – Aloe vera është gjithashtu e përsosur në rastet e djegies nga dielli, acarimet e lëkurës dhe gjithashtu për trajtimet pas diellit. Gjethet e aloe verës prodhojnë një xhel qetësues i cili, kur aplikohet direkt në lëkurë, të jep menjëherë një ndjenjë mirëqenieje.

    – Një ilaç tjetër për shërimin e djegies nga diellit është larja me niseshte. Thjesht hidhni gjashtë lugë niseshte në ujë të ftohtë dhe lahuni me të. Kjo banjë është më efektive nëse bëhet para gjumit sepse do t’ju japë shumë lehtësim dhe do t’ju lejojë të pushoni më mirë.

    –Çaji jeshil është gjithashtu i shkëlqyeshëm. Pasi ta zieni lëreni të ftohet dhe më pas shtojeni në ujin me të cilin do laheni ose vendoseni direkt në lëkurën e djegur duke përdorur një top pambuku ose peshqir.

    -Një tjetër mënyrë për të marr përfitim është të bëni mesazhe të lehta, në zonën e djegur, me vaj bajame të ëmbël. Ky vaj është i shkëlqyeshëm falë vetive të tij qetësuese, në të njëjtën kohë ai lagështon lëkurën duke e lënë të butë dhe plot aromë.

    -Një zgjidhje e përshtatshme dhe e shpejtë pa pasur nevojë të shkoni në farmaci janë kompresat me kastravec. Gjatë verës kjo perime vështirë se mungon në kuzhinat tuaja, kështu që qërojeni, bluajeni dhe më pas filtroni lëngun, të cilin me ndihmën e një topi pambuku, përdoreni për të bërë kompresa. Rezultati është i sigurt.

    -Në ditët kur jeni djegur, zgjidhni veshje të përshtatshme. Shmangni rrobat me qafë të lartë ose sintetike. Djegia nga dielli është mjaft e keqe, kështu që nuk keni nevojë të vendosni gishtin në plagë.

    -Në kombinim me këto produkte natyrale, mos harroni ta mbani gjithmonë të hidratuar trupin tuaj: pini shumë ujë, hani shumë fruta dhe perime (soja është gjithashtu e shkëlqyeshme) dhe përdorni një krem hidratues dhe qetësues, i përgatitur me përbërës natyralë.

    -Nëse djegia nga dielli nuk tregon shenja përmirësimi dhe arrini të keni ethe, mund të zgjidhni ilaçe antihistamine dhe kortizon për të lehtësuar dhimbjen, por gjithmonë është mirë të konsultoheni me një mjek.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!