×
  • Extra
  • Stil

    “Sherri” i familjes: Studimet nuk japin aspak lajme të mira për fëmijën e dytë

    Reporteri
    24 Janar 2020 | 14:37

    Keni motra apo vëllezër më të vegjël? Ju është dukur shpesh sikur diçka nuk shkon me ta? Epo, studimet e fundit tregojnë se nuk jeni shumë larg të vërtetës, sidomos nëse fëmija i dytë i familjes është djalë.


    Studiuesit realizuan disa kërkime për çiftet e vëllezërve në Amerikë dhe Danimarkë, duke dalë në përfundimin se 20 deri në 40 përqind e djemve më të vegjël rrezikojnë përfshirjen në rrugën e krimit, përjashtimin nga shkolla, marrjen e masave disiplinore në institucionet arsimore etj.

    Sipas ekspertëve, edhe kjo e ka një shpjegim. Nëse fëmijët e parë kanë prindërit si role model, të dytët i kthejnë sytë nga motrat apo vëllezërit, me të cilët mund të kenë një diferencë moshe prej vetëm 2 vitesh.

    Nga ana tjetër, edhe vetë prindërit, pavarësisht se i kushtojnë kohë të dy fëmijëve, sipas kërkimeve ata shpesh i japin më shumë vëmendje djalit ose vajzës më të rritur. Pavarësisht këtij studimi, vetë ekspertët theksojnë:

    “Këto rezultate nuk janë të njejtit për çdokënd. Duhet të kujtoni se kërkimet janë bërë vetëm për Danimarkën dhe Amerikën.” Kështu, mos i shihni me sy dyshues motrat apo vëllezërit e vegjël pas këtij leximi… /News31.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!