×
  • Extra
  • Stil

    Shteti që detyron burrat të paguajnë gratë për punët e shtëpisë: Aq kohë sa ishin të martuar

    Reporteri
    24 Shkurt 2021 | 16:00

    Një gjykatë për divorcin në Pekin ka urdhëruar një burrë që të kompensojë gruan e tij për punët e shtëpisë që ajo ka bërë për aq kohë sa ishin të martuar. Gruaja do të marrë 7,700 dollarë për pesë vjet punë shtëpie të papaguar. Rasti ka shkaktuar një debat të madh në internet mbi vlerën e punës në shtëpi, me disa që thonë se shuma e kompensimit është shumë e vogël.


    Ky vendim vjen pas prezantimit nga Kina të kodit të ri civil dhe duket se do të zbatohet për të gjitha rastet e divorcit. Sipas të dhënave të gjykatës, burri i identifikuar me mbiemrin Chen kishte bërë kërkesë për divorc vitin e kaluar nga gruaja e tij pasi u martua në vitin 2015.

    Ajo hezitoi të divorcohej në fillim, por më vonë kërkoi kompensim financiar duke argumentuar se Chen nuk kishte marrë përsipër asnjë punë shtëpie ose përgjegjësi për djalin e tyre.

    Gjykata e Rrethit Fangshan e Pekinit vendosi në favor të saj, duke e urdhëruar burrin të paguante detyrimin ushqimor mujor si dhe pagesën e njëhershme të 7700 dollarëve për punët e shtëpisë që ajo ka bërë.

    Kryetari i trupit gjykues u tha gazetarëve se ndarja e pasurisë së përbashkët të një çifti pas martese zakonisht përfshin ndarjen e pasurisë së prekshme.

    “Por punët e shtëpisë përbëjnë vlerë pasurore të paprekshme”, tha ai.

    Vendimi u bë sipas kodit të ri civil në vend, i cili hyri në fuqi këtë vit. Sipas ligjit të ri, një bashkëshort ka të drejtë të kërkojë kompensim në një divorc nëse ai ose ajo mban më shumë përgjegjësi në rritjen e fëmijëve, kujdesin për të afërmit e moshuar dhe ndihmën e partnerëve në punën e tyre.

    Më parë, bashkëshortët që divorcoheshin mund të kërkonin një dëmshpërblim të tillë vetëm nëse ishte nënshkruar një marrëveshje paramartesore.

    Sipas Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), gratë kineze kalojnë gati katër orë në ditë në punë të papaguar afërsisht 2.5 herë më shumë se ajo e burrave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!