×
  • Extra
  • Stil

    Si ta kuptosh që të dashuron kur s’të ka thënë kurrë ‘Të Dua’

    Reporteri
    01 Tetor 2020 | 19:31

    Nuk ka asgjë më të veçantë sesa të dëgjosh fjalën “Të Dua” nga partneri yt për herë të parë, aq më tepër kur ti ndjen të njëjtën gjë për të. Ndonjëherë njerëzit janë më të komplikuar seç duhet, rrjedhimisht edhe raportet që ata krijojnë, prandaj shpesh pavarësisht kohës që keni kaluar bashkë apo lidhjes së ngushtë që keni, s’e keni dëgjuar t’ju thotë me zë të lartë: “Të dua!”


    Mos u shqetësoni, por lexoni më thellë veprimet e tyre dhe gjuhën e trupit.

    1. Gjatë gjithë kohës është duke të prekur

    E kemi fjalën për prekje fizike (jo seksuale). Nëse ai/ajo merret gjithë ditën me faqet e tua, të përqafon apo të ngacmon tek flokët, është një shenjë pozitive. Gjuha e trupit tregon shumë. Të sheh në sy kur flisni?! A përqendrohet tek ty? Nëse po, flini të qetë!

    2. Jeni njeriu i parë me të cilin ai do të ndajë lajmet

    Të jesh në një marrëdhënie do të thotë të jesh pjesë e një skuadre të vogël. Fitorja jote, është i tij dhe e kundërta. Nëse ti e sheh që je e para që mëson rreth çdo lajmi që vjen në jetën e tij, mos u kap me vogëlsira. Nëse kjo s’është dashuri, çfarë është?

    3. Përpiqen të jenë në kontakt me ty gjithë kohën

    Besoje apo jo, një mesazh mirëmëngjesi tregon që ai/ajo kujtohet për ty. Është e vështirë të krijosh një komunikim intim me dikë që hyn e del nga jeta jote kur ata e zgjedhin. Respekti është dashuri!

    4. Mbajnë mend detajet e rëndësishme

    Data që kanë rëndësi për ty, gjëra familjare që i di vetëm ai apo qoftë edhe nishanet e trupit tënd. Nëse i kujton këto, jemi në rrugë të mbarë.

    5. Të kuptojnë pa folur

    S’ka nevojë që ti t’i sqarosh pse je e mërzitur. Ata të kuptojnë pa folur dhe kujdesen për ty pa ja kërkuar diçka të tillë. Gjest që vjen më shumë se 1000 “të dua”.

    Të tjera?!

    S’kanë frikë të flasin për të ardhmen me ty.

    Janë krenarë që jeni me ta dhe ju prezantojnë me dëshirë tek njerëzit e tjerë.

    Të ka thënë të dua, nëse seksi u kthye në dashuri!

    Burimi: Bustle

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!