×
  • Extra
  • Stil

    Si ta përgatitni vetë vajin e hithrës, ilaçin më të mirë natyral për 1001 probleme

    Reporteri
    13 Shtator 2020 | 8:54

    Vaji i hithrës është padyshim zgjidhja më e mirë natyrale për shumë probleme shëndetësore. Ja si ta përgatisni në kushtet e shtëpisë, duke ndjekur hapat e mëposhtëm, siç këshillon Koha Jone:


    Merrni 6 grushte me hithra të njoma me gjithë kërcell. I vendosni në një blender elektrik, duke i shtuar 2 speca djegës, 200 ml vaj ulliri dhe duke i fruluar për 2 minuta. Më pas, masën e krijuar hidheni në një vazo qelqi.

    Mbylleni kapakun e vazos dhe mbulojeni vazon me letër alumini, duke e vendosur në një vend të errët për 15 ditë. Tundeni vazon 1 herë në 3 ditë.

    Pas 15 ditësh kullojeni vajin. Masën e përfituar përdoreni për të masazhuar skalpin e kokës. Pas 30 minutave të këtij procesi lajini flokët tuaj me shampon specifike me përmbajtje hudhre ose kolagjeni.

    Këtë trajtim bëjeni 1 herë në javë.

    Që në aplikimin e parë të këtij vaji të përfituar nga hithra do të vëreni një ndryshim të dukshëm mbi flokë.

    Floku juaj do të bjerë shumë herë më pak!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!