×
  • Extra
  • Stil

    Studimet: Pirja e verës pesë herë në javë zvogëlon rrezikun për të operuar syrin deri në 23%

    Reporteri
    31 Mars 2021 | 13:46

    Studiuesit kanë zbuluar se pirja e alkoolit në mënyrë të moderuar ul rrezikun e nevojës për kirurgji të kataraktit të syve me gati një të katërtën.


    Pirja e verës doli të jetë më e efektshme, me pesë ose më shumë gota në javë duke ulur nevojën për kirurgji të kataraktit të syve për 23%.

    Ky studim sugjeron se njerëzit që pinë verë pesë herë në javë, iu ulen gjasat për 23% për ndërhyrje kirurgjikale në sy në krahasim me ata që nuk konsumojnë verë, shkruan Daily Mail, transmeton në shqip Gazeta Online “Reporteri.net”.

    Një shishe 750ml verë të kuqe, e bardhë ose trëndafil përmban10 njësi.

    Hulumtimi më i madh në llojin e tij deri tani ka përfshirë më shumë se 490.000 njerëz.

    Ekspertët vunë në dukje, se pirja e sasive të mëdha të alkoolit është e lidhur me një sërë kushtesh serioze shëndetësore të tilla si sëmundje të zemrës, diabet dhe kancer.

    Rreth 30% e personave mbi 65 vjeç mendohet se kanë katarakt që ndikojnë në shikimin e tyre në njërin ose të dy sytë.

    Kirurgjia e kataraktit përfshin zëvendësimin e thjerrëzave me një plastikë të pastër. /Floriana Hoti/ Reporteri.net./

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!