×
  • Extra
  • Stil

    Të shikosh gjoksin e një gruaje për 10 minuta çdo ditë i bën mirë shëndetit tuaj, thonë studimet

    Reporteri
    09 Korrik 2019 | 11:09

    Një studim gjerman, i publikuar në revistën shëndetësore “New England Journal” ka arritur në përfundim se vështrimi i gjoksit të grave për disa minuta në ditë është më e mirë për shëndetin tuaj sesa shkuarja në palestër.


    “Vetëm 10 minuta duke shikuar një gjoks të formësuar është e barabartë me një stërvitje 30-minutëshe të aerobikës”, tha autorja e studimit, Dr Karen Weatherby, një eksperte mjekësore. Ekipi hulumtues, i drejtuar nga Dr Weatherby, kaloi pesë vjet duke monitoruar efektet e këtij zbulimi unik, transmeton Reporteri.net.

    Njerëzit të cilëve u është thënë të shikojnë gjoksin e një gruaje çdo ditë kishin presion më të ulët të gjakut, puls më normal dhe gjithashtu rrezik më të ulët për t’u prekur nga sëmundjet e arteries koronare.

    Në lidhje me këto gjetje dr Weatherby dha një shpjegim: “Eksitimi seksual pompon zemrën dhe përmirëson qarkullimin e gjakut. Nuk ka dyshim se vështrimi për disa minuta në gjoksin e një gruaje i bën njerëzit më të shëndetshëm”.

    Ajo gjithashtu rekomandon që meshkujt mbi 40 vjeç duhet të kalojnë të paktën 10 minuta çdo ditë duke admiruar, gjoksin e një femre, të madhësisë D ose më të mëdha.  /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!