×
  • Extra
  • Stil

    T’i japësh fëmijës telefonin e mençur, është si t’i japësh drogë, paralajmërojnë ekspertët

    Reporteri
    19 Korrik 2019 | 11:16

    Telefonat e mençur kanë një efekt të ngjashëm me drogën. Mund të duket e vështirë dhe e tmerrshme, por kjo është e vërteta e hidhur.


    T’ia japësh fëmijës telefonin është është sikur t’u japësh atyre drogë. Një terapist i sëmundjeve të varësisë në Britani të Madhe bëri këtë paralajmërim pasi u bë i vetëdijshëm për varësinë në rritje të smartfonëve në mesin e adoleshentëve.

    Miliona njerëz kalojnë ditën e tyre duke qëndruar në rrjetet sociale si Instagram ose Facebook. E pra, kjo “rutinë” mund të jetë po aq e dëmshme sa droga dhe alkooli, paralajmërojnë ekspertët, transmeton Reporteri.net.

    Situata nuk është më qesharake, por është alarmante.

    Profesoresha Jennifer Ihm nga Universiteti Kwangwoon në Kore publikoi ​​një studim të bazuar në varësinë nga telefonët e mençur. Studimi i saj përfshin si mostër dy mijë 12-vjeçarë. Profesoresha shpjegoi se kjo varësi mund të ndikojë në shëndetin psikik dhe fizik të fëmijëve. Varësia nga telefonat e mençur mund të ndikojë edhe në suksesin akademik të fëmijës suaj në shkollë.

    Kjo varësi mund të shkaktojë depresion, ankth, dhimbje në qafë, dorë, çrregullime të gjumit dhe ndjenja të pasigurisë.

    Prindërit shërbejnë si model për fëmijët e tyre

    Sipas revistës Paediatrics Child Health, prindërit paraqesin shembullin më të madh për fëmijët e tyre. Ata mund ta parandalojnë këtë varësi në një mënyrë shumë të thjeshtë: Ndalojuni fëmijëve tuaj përdorimin e tepërt të telefonave të mençur. Kur fëmija juaj ju sheh duke përdorur telefonin gjatë gjithë kohës, për ta bëheni një shembull të përsosur.

    Limiti i përdorimit

    Fëmijët nën 5 vjeç duhet të përdorin smartfonë për një orë. Fëmijët e moshës shkollore dhe adoleshentët mund të përdorin telefonat e tyre për dy orë. Kufizoni kohën në telefonin tuaj dhe fëmijët tuaj do të ndjekin shembullin tuaj. Kaq e thjeshtë është. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!