×
  • Extra
  • Stil

    Tigri rezulton pozitiv me koronavirus në Nju Jork, u infektua nga roja i kopshtit zoologjik

    Reporteri
    06 Prill 2020 | 8:47

    Një tigër katërvjeçar në kopshtin zoologjik “Bronx” ka dalë pozitiv në testin për koronavirus.


    Tigri me emrin Nadia besohet të jetë rasti i parë i një kafshe të infektuar me virusin Covid-19, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

    Zyrtarët e këtij kopshti zoologjik thanë se rezultati i testit është konfirmuar nga Laboratori Kombëtar për Veterinari në Ioëa. Besohet se tigri është infektuar nga një punëtor i kopshtit, i cili nuk kishte simptoma.

    “Kjo është hera e parë që ne e dimë një rast që një person e ka infektuar një kafshë”, tha Paul Challe, kryeveteriner i kopshtit zoologjik.

    Në një deklaratë të lëshuar nga zyrtarët e kopshtit thuhet se tigri ka shfaqur mungesë të apetitit dhe ka kollitje të thatë, por ndodhet në gjendje të mirë në përgjithësi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!