×
  • Extra
  • Stil

    Vitamina D zvogëlon rrezikun e infektimit me Covid-19, ja çfarë thotë studimi

    Reporteri
    29 Shtator 2020 | 16:21

    Dy studime të reja kanë bërë kërkime mbi ndikimin e vitaminës D tek personat me Covid-19.


    Dr Michael Holick, një ekspert i vitaminës D nga SH.B.A., publikoi së fundmi një studim, i cili zbuloi se nivelet e larta të vitaminës D mund të zvogëlojnë rrezikun e kapjes së Covid-19 me 54%.

    Ai zbuloi tek pacientët me moshë më të madhe se 40 vjeç, të cilët kishin nivele të mjaftueshme të vitaminës D kishin 51% më pak të ngjarë të vdisnin sesa pacientët që kishin mungesë.

    “Por kombinimi i një infeksioni gripi dhe një infeksioni viral koronal mund të rrisin ndjeshëm shtrimet në spital dhe vdekjen për shkak të komplikimeve nga këto infeksione virale”, shton Dr Holick.

    Studimi, i botuar në revistën PLOS ONE, analizoi mostrat e gjakut nga 235 pacientë të pranuar në spital me Covid-19. Këta pacientë më pas u analizuan për ashpërsinë e infeksioneve të tyre, nëse ata humbën vetëdijen, nëse kishin vështirësi në frymëmarrje ose nëse vdiqën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!