Reporteri.net në rrjetet sociale

Lajme

Takimi i Albin Kurtit me liderët e PAN’it për Specialen? Flet Limaj

Publikuar

më:

Shfuqizimi i Gjykatës Speciale, vazhdon të jetë i mundshëm, pasi në Vetëvendosje, nuk e kanë mohuar mundësinë se do ta mbështesin PAN’in për këtë iniciativë të tyre.


Lidhur me këtë, sot në media qarkulloi një lajm, se dje për këtë çështje janë takuar liderët e PAN’it me deputetin dhe themeluesin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, dhe ky i fundit kinse është i gatshëm që bashkë me 20 deputetë të partisë së tij, ta mbështesë rrëzimin e Gjykatës Speciale.

Gazeta Metro, për ta konfirmuar nëse ka ndodhur ky takim, ka kontaktuar kryetarin e partisë NISMA, Fatmir Limajn, i cili e ka mohuar një takim të tillë.

Ai ka thënë se nuk ka pasur një takim të liderëve të PAN’it me Albin Kurtin, apo të paktën edhe nëse mund të ketë ndodhur, ai personalisht nuk ka qenë prezentë, dhe nuk është në dijeni për këtë takim.

Takimin e ka mohuar edhe vet Albin Kurti. Ai i pyetur nga mediat për këtë, ka thënë se ‘absolutisht jo’ s’ka pasur takim të tillë.

Reporteri.net ne FB

Të gjitha materialet në këtë portal janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Reporteri.net. © Copyright: 2017 Reporteri.net | Adresa: Sheshi "Nëna Terezë" – Kompleksi Avalla, Prishtinë. Email: [email protected]; [email protected]