Reporteri.net në rrjetet sociale

Lajme

Takohen në kafe grupi Anti-Albin (FOTO)

Publikuar

më:

Grupi “rebel” i Lëvizjes Vetëvendosje që kanë dal kundër subjektit që i takojnë, janë mbledhur në një kafe në Prishtinë, raporton lajmi.net.


Ky grup i udhëhequr nga ish kryetar i VV-së, Visar Ymeri tashmë “de facto” duket i ndarë nga pjesa tjetër e Kryesisë dhe Grupit Parlamentar.

Lajmi.net ka siguruar një fotografi nga “mbledhja” e grupit anti-Albin Kurti sot në një lokal në Prishtinë.

Aty shihen pesë deputetë të VV-së në krye me Visar Ymerin.  Aty është edhe Driton Çuashi që deri tash nuk është deklaruar publikisht për qëndrimin e tij.

Në tavolinë janë edhe Aida Dërguti, Faton Topalli dhe Shqipe Pantina. Mungojnë Dardan Sejdiu i dorëhequr, Dardan Molliqaj, Fisnik Ismaili që është në prag të largimit dhe Shpend Ahmeti, i cili deri më tash është “ruajtur” për të mos u deklaruar se cilit kamp i takon.

Reporteri.net ne FB

Të gjitha materialet në këtë portal janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Reporteri.net. © Copyright: 2017 Reporteri.net | Adresa: Sheshi "Nëna Terezë" – Kompleksi Avalla, Prishtinë. Email: [email protected]; [email protected]