×
  • Extra
  • Tech&Auto

    ​Trump dënon vendimin e Facebook për suspendimin e llogarisë së tij në rrjetin social

    Reporteri
    10 Maj 2021 | 11:10

    Ish-presidenti i SHBA-së Donald Trump sot e quajti “turp të plotë” vendimin e Facebook për të pezulluar llogaritë e tij në rrjetin social.


    Bordi mbikëqyrës i Facebook vendosi më herët sot të mbështesë vendimin e menaxhmentit për të ndaluar Trump të postojë në rrjetet sociale Facebook dhe Instagram.

    “Ajo që kanë bërë Facebook, Twitter dhe Google është një turp absolut”, tha Trump.

    “Liria e shprehjes së presidentit të Shteteve të Bashkuara është hequr, sepse njerëzit e çmendur nga e majta radikale kanë frikë nga e vërteta, por e vërteta do të dalë gjithsesi, më e madhe dhe më e fortë se kurrë”, tha Trump, duke aluduar në rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të SHBA.

    Bordi mbikëqyrës i Facebook, vendimet e të cilit janë detyrues, tha se komentet e Trump më 6 janar, në ditën e trazirave në Capitol Hill në Uashington, “krijuan një mjedis me një rrezik serioz të mundshëm të dhunës”.

    “Në kohën e mesazheve të Trump, ekzistonte një rrezik i qartë dhe i menjëhershëm i dëmtimit dhe fjalët e tij të mbështetjes për ata të përfshirë në trazira legjitimuan veprimet e tyre të dhunshme,” tha bordi mbikëqyrës i Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!