×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Aplikacioni përmes të cilit burrat në Arabinë Saudite kontrollojnë lëvizjet e grave të tyre

    Reporteri
    17 Mars 2019 | 19:16

    Sauditët kanë filluar të mbajnë nën vëzhgim gratë e tyre përmes aplikacionit Abser, të krijuar nga Ministria e Brendshme e Arabisë Saudite. Aplikacioni funksionon si një portal elektronik i Qeverisë dhe ofron mundësi të tilla si – kërkesë për pasaportë, çertifikatë lindjeje, regjistrim automjetesh ose dokumentacion tjetër. 

    Megjithatë, aplikacioni u lejon burrave në Arabinë Saudite “të përcaktojnë se kur dhe si gratë mund të kalojnë kufirin dhe të marrin mesazhe SMS, pothuajse në kohë reale, si dhe ju ndihmon të kuptojnë se ku ndodhen ato në çdo moment”. Google dhe Apple refuzuan ta shfuqizonin atë dhe, në ofertën e tyre, vazhdojnë të kenë aplikimin e diskutueshëm të qeverisë saudite Abscher, e cila u mundëson burrave të monitorojnë lëvizjen e grave të tyre apo të afërmve të gjinisë femërore, transmeton Reporteri.net

    Abscher mund të përdoret  për të përcaktuar vendet e veçanta ku gratë mund të udhëtojnë, si dhe për ndalimin total të udhëtimit jashtë vendit. Për këtë përdoret sistemi i njoftimit SMS për të njoftuar burrat nëse një grua vendos të largohet./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!