×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Apple e bën sërish, ngadalëson qëllimisht modelet e vjetra të iPhone, gjobitet me 25 milionë euro

    Reporteri
    11 Shkurt 2020 | 8:43

    Apple do të duhet të paguajë një gjobë prej 25 milionë eurosh për ngadalësimin e fshehtë të versioneve të vjetra të iPhone. Ndëshkimi u shqiptua nga autoriteti francez i konkurrencës, cili zbuloi se klientët nuk ishin informuar për këto masa të kompanisë.


    Monitoruesi deklaroi se përdoruesit nuk ishin paralajmëruar se azhurnimi i sistemeve iOS (10.2.1 dhe 11.2) mund të ngadalësonte pajisjet e tyre. Apple, i cili në vitin 2017, pranoi se kishte ngadalësuar versionet më të vjetra të iPhone, lëshoi ​​një deklaratë duke thënë se problemi ishte adresuar me rregullore, transmeton Reporteri.net.

    Vitin e kaluar, Apple premtoi të ishte më i sinqertë me konsumatorët  dhe ti njoftonte kur do të ngadalësonte versionet më të vjetra të pajisjeve të tij. Kompania pretendon se masa në të vërtetë duhet të zgjasë jetën e pajisjeve, jo të nxisë konsumatorët të blejnë një model më të ri.

    Ky problem shfaqet sa herë që Apple lëshon një version më të ri të sistemit të tij operativ iOS. Kompania kërkoi falje në vitin 2017 dhe futi një shtesë që lejon përdoruesit të fikin mjetin e menaxhimit të performancës.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!