×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Apple shënon rekord shitjesh gjatë Krishtlindjeve

    Reporteri
    28 Janar 2021 | 9:27

    Gjiganti amerikan i teknologjisë, Apple, ka shënuar rekord të shitjeve gjatë Krishtlindjeve.


    Për tre muajt e fundit të vitit të kaluar, kjo kompani pati shitje prej 111 miliardë dollarësh, 21 për qind më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

    Rritja e shitjeve ndodhi në kohën kur pandemia po i nxit njerëzit për më shumë aktivitet në internet, duke ndikuar kështu në shtimin e kërkesës për pajisje të reja teknologjike, shkruan BBC, transmeton Express.

    Apple tani ka mbi 1.65 miliard pajisje aktive në nivel botëror. Në këtë shifër përfshihen mbi 1 miliard telefona iPhone.

    Shtimi i shitjeve erdhi pas hedhjes në treg të modelit iPhone 12, për të cilin udhëheqësit e kompanisë thanë se e kanë bindur një numër rekord të njerëzve që të kalojnë te pajisjet e gjigantit amerikan ose t’i largojnë modelet e vjetra të telefonave e të marrin modele të reja.

    Kompania njoftoi se shtimi i shitjeve ishte veçanërisht i fuqishëm në Kinë, ku pandemia tashmë ka më pak ndikim negativ në ekonomi. Në shtimin e shitjeve ndikoi pjesërisht edhe kërkesa për telefona të përshtatshëm për rrjetin 5G.

    Shitjet në Kinë shënuan rritje për 57 për qind, në Evropë 17 për qind, ndërsa në dy Amerikat 11 për qind.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!