×
  • Extra
  • Tech&Auto

    “Avioni plumb” testohet në Kaliforni: Në të ishte punuar në fshehtësi qe 10 vite

    Reporteri
    10 Qershor 2019 | 10:19

    Aeroplani revolucionar, i cili, për shkak të formës së tij specifike, mori pseudonimin “aeroplani plumb” është parë disa herë në disa pista në Kaliforninë Jugore. Madje edhe nga kompania e Oto Aviezhny thuhet se avioni është gati për testim.


    Në avionin Celera 500L është punuar në fshehtësi për 10 vjet me radhë, shkruan Revista Drive, transmeton Reporteri.net.

    Edhe pse shumica e tipareve të avionit janë ende të panjohura, ai është parë disa herë në testime në një aeroport në Kaliforninë Jugore.

    https://twitter.com/SpeedBird_NCL/status/1137305793257189379

    Dizajni i pazakontë i aeroplanit, në formën e plumbit e bën këtë avion më efikas në aspektin e aerodinamikës dhe pa humbje të hapësirës së brendshme.

    Aeroplani përmban  dy motorë disel B12  të kompanisë gjermane Raikhlin Aircraft Engine Develpments.

    Shpejtësia e aeroplanit është 940 kilometra në orë me një konsumim mbresëlënës të karburantit prej 5.80 litra karburanti për 100 km. Lartësia maksimale është deri në 20 kilometra.

    Nëse përfundon me sukses të gjitha testimet, ky avion mundet, sipas patentës, të jetë 10 herë më efikas se çdo kategori e tij. Hapi më i madh do të ishte transferimi i kësaj teknologjie në aviacionin komercial, i cili do të çonte në fluturime shumë më efikase dhe në uljen e ndjeshme të emetimit të gazrave të dëmshëm./Reporteri.net

    https://www.instagram.com/p/BxLdGdTgZRB/?utm_source=ig_embed

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!