×
  • Extra
  • Tech&Auto

    BE-ja synon përshpejtimin e instalimit të 5G’së

    Reporteri
    08 Korrik 2020 | 12:08

    Bashkimi Evropian miratoi sot një rregullore të re për të përshpejtuar ndërtimin e infrastrukturës 5G duke thjeshtuar regjimin e lejeve.


    “Rregullat e reja nënkuptojnë se antenat mund të instalohen pa leje individuale”, deklaroi zëdhënësi i Komisionit, Johannes Bahrke.

    “Komisioni përcaktoi se ekspozimi ndaj sinjaleve 5G duhet t’u përmbahet kufijve të rreptë të ekspozimit të BE-së. Këta kufij janë vendosur 50 herë më të ulët nga sa do të sugjeronin provat shkencore ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin për shtyp.

    Përfshirja e rrjetit celular ka qenë e diskutueshme, me shqetësime të sigurisë për operatorin kinez “5G Huawei”, që ka shkaktuar debate diplomatike në të gjithë botën.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!