×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Bie rrjeti social Twitter, përdoruesit në gjithë botën raportojnë për probleme

    Reporteri
    01 Tetor 2020 | 16:54

    Shumë përdorues në të gjithë botën kanë  raportuar se po kanë probleme me përdorimin e rrjetit social Twitter.


    Ata raportojnë se nuk po mund të bëjnë postime as të rifreskojnë kryefaqen.

    Problemet filluan rreth orës 16:00 sipas kohës tonë, gjersa faqja Down Detector regjistroi më shumë se 50,000 raporte në vetëm gjysmë ore.

    Përdoruesit në Japoni kanë më shumë probleme, duke gjykuar nga harta e aplikacioneve, e ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar, Hollanda dhe Shtetet e Bashkuara, raporton Independent, transmeton Reporteri.net. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!