×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Dalin në internet foto të Samsung Galaxy Note 20 Plus

    Reporteri
    31 Maj 2020 | 8:36

    Janë publikuar fotot e para të Samsung Note 20 Plus.

    Galaxy Note 20 Plus pritet të jetë në dispozicion në 2 ngjyra: zezë dhe bakri ose ari.

    Sipas “Pigtou”, ndryshimi më i madh është se Samsung Galaxy Note 20 Plus do të ketë një modul më të madh kamere në pjesën e tij të pasme në krahasim me Samsung Galaxy Note 10 Plus.

    Ashtu siç shihet në fotot e publikuara, model i ri i Note 20 Plus i ngjan sistemit të kamerave të Samsung Galaxy S20 Ultra.

    Note 20 Plus do të jetë pak më i madh sesa Note 10 Plus, por më i hollë.

    Sipas “The Verge”, Samsung do ta prezantojë pajisjen e re në muajin gusht, në një prezantim “online” për shkak të pandemisë koronavirus.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!