×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Dënimi me burg për trashëgimtarin e Samsung ‘shkund’ kompaninë dhe krijon pikëpyetje për të ardhmen

    Reporteri
    18 Janar 2021 | 11:28

    Trashëgimtari i Samsung Lee Jae Yong është dënuar me 2 vite e 6 muaj burg nga gjykata e lartë në Korenë e Jugut.


    Lee ka qenë de-facto kreu i ‘Samsung Electronics’ që prej 2014.

    BBC raporton se ky zhvillim do të ketë implikime për të ardhmen e tij kundrejt kompanisë. Lajmet për dënimin e tij kanë bërë që aksionet e kompanisë të bien me 4 %.

    Ekspertët shrehen se ky dënim mund të krijojë një boshllëk në lidership e të ndikojë negativisht në vendimmarrjen e kompanisë lidhur me investimet e mëdha të  ardhshme që do të duhet të bëhen.

    Lee mori kompaninë kur babai i tij Lee Kun-hee u shtrua në spital si pasojë e një ataku kardiak.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!