×
  • Extra
  • Tech&Auto

    FaceApp – kush qëndron prapa aplikacionit që po i “plakë” kosovarët?

    Reporteri
    17 Korrik 2019 | 11:44

    Quhet FaceApp dhe po vazhdon të bëhet tendenca e kësaj vere. Aplikacioni ka “infektuar” personat e VIP dhe ata ta zakonshëm, duke pushtuar Facebook dhe Instagram me foto që duken të plakur.


    Transformimi i fytyrave është mjaftueshëm real aq sa duket sikur është natyrale. Askush nuk i reziston tundimit për të parë në foto se si do të jetë kur të plaket.

    Megjithatë, përballë kësaj stuhie verore qarkullojnë histori teknologjie dhe të dhënash që shumica e përdoruesve nuk i njohin.

    Mjafton të bësh një foto dhe ta përzgjedhësh përmes aplikacionit, pastaj në pak sekonda aplikacioni të jep mundësinë të zgjedhësh çfarë do të bësh me foton, do të plakesh apo do të rinohesh. Siç duket, shumica zgjedhin plakjen.

    Janë me miliona postime të shpërndara në këto ditë. Shumë efekte që mund të aplikohen në foto janë me pagesë dhe tarifat ndryshojnë nga 3.99 euro për ata që zgjedhin një abonim mujor, 19.99 euro për abonim vjetor dhe 43.99 euro për abonim të përjetshëm.

    Në bazë të FaceApp, sikurse thuhet, janë algoritme inteligjence artificiale.

    “Kemi zhvilluar një teknologji të re që mundëson modifikimin në mënyrë reale të imazhit tuaj në foto. Elementi që na diferencon nga të tjerët është fotorealizmi. Pasi aplikohet filtri është sërish fotoja jote. Aplikacionet e tjera qëllimisht ndryshojnë imazhin në mënyrë humoristike por nuk është më një foto reale”, ka shpjeguar themeluesi dhe drejtuesi Yaroslav Goncharov.

    Shumë kanë tendencën të besojnë se FaceApp është në pronësi të Facebook ose ndoshta të Instagram. Por, nëse analizojmë detajet, zbulohet se aplikacioni është lëshuar në qarkullim në muajin janar të vitit 2017 nga Wireless Lab, një kompani ruse me seli në Shën Peterburg, e themeluar nga Yaroslav Goncharov.

    Transparenca e faqes së FaceApp në Facebook tregon se në menaxhim e kanë tre rusë dhe një ukrainas

    Faqja në Facebook e FaceApp është hapur në 27 janar 2017 dhe sot numëron më shumë se 380 mijë ndjekës. Dhe nga pjesa “transparenca e faqes”, mësohet se administratorët e saj janë katër, prej të cilëve tre janë rusë dhe një ukrainas.

    Duhet të nënvizuar që pas kësaj, ka ndikime të rënda lidhur me privatësinë. Në seksionin e aplikacionit dedikuar përdorimit të informacioneve lexohet se aplikacioni, “mund të bashkëndajë përmbajtjen dhe informacionet e përdoruesve me kompanitë që bëjnë pjesë në grupin e shoqërisë së FaceApp”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!