×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Facebook ka veglën që përcjell lajmet e rreme për të

    Reporteri
    11 Korrik 2019 | 16:30

    Facebook ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të penguar përhapjen e lajmeve të rreme në platformën e vet, që është edhe rrjeti më i madh social në botë.


    Kjo kompani thuhet se ka krijuar edhe veglën për përcjelljen e lajmeve të rreme për të dhe produktet e saj.

    Programi quhet Stormchaser dhe shfrytëzohet për detektimin dhe shpërfaqjen e dezinformatave për Facebookun, përcjell Ubergizmo.

    Bloomberg raporton që Facebook e shfrytëzon Stormchaser për përcjelljen dhe demantimin e lajmeve të rreme për këtë kompani, shkruan KOHA Ditore.

    Këtu përfshihen edhe thashethemet që përhapen në WhatsApp, ndërsa ky shërbim ka një problem më të vogël me përhapjen e thashethemeve të cilin është dashur po ashtu ta zgjidhë.

    Stormchaser thuhet se është krijuar në vitin 2016 dhe është shfrytëzuar për të përcjellë publikimet virale për Facebookun.

    Shërbimi ka mbledhur thashethemet si ai që Facebook i përgjon shfrytëzuesit, e deri tek shakatë e parrezikshme që i shtyn shfrytëzuesit që të kopjojnë dhe postojnë ndonjë status nëse duan që llogaria e tyre të mos shuhet/kyçet.

    “Ne nuk e kemi shfrytëzuar këtë vegël interne për luftë kundër lajmeve të rreme sepse nuk është krijuar për këtë qëllim, dhe nuk do të funksiononte”, ka deklaruar zëdhënësi i kompanisë Facebook për Bloomberg, duke shtuar që kjo vegël është krijuar përmes teknologjisë së thjeshtë ashtu që të mund të ndihmojë në zbulimin e postimeve në Facebook në bazë të fjalëve kyçe.

    Informatat më pas i ndihmojnë Facebookut që të vendosë nëse ka nevojë apo jo që të reagojnë në ndonjë konfuzion apo mëdyshje për produktet e platformës së vet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!