×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Facebook mbyll zyret, një punonjës u diagnostikua me koronavirus

    Reporteri
    07 Mars 2020 | 20:51

    Facebook ka mbyllur zyrën e tij në Londër pasi një punonjës doli pozitiv në testin për koronavirus.


    Zyret janë mbyllur menjëherë dhe objekti do të pastrohet, tha një zyrtar, transmeton Reporteri.net.

    Mbyllja vjen pasi një punonjës nga zyra e Facebook në Singapor, i cili është diagnostikuar me koronavirus, vizitoi ambientet e kompanisë në Londër.

    “Një punonjës me qendër në zyrën tonë në Singapor i cili është diagnostikuar me COVID-19 vizitoi zyrat tona në Londër 24-26 shkurt 2020,” tha një zëdhënës i Facebook.

    Facebook ka më shumë se 3000 punonjës në tre zyrat e saj në të gjithë Londrën.

    Facebook është vetëm një nga kompanitë e mëdha në Londër që është mbyllur në  përpjekje për të ndaluar përhapjen e koronavirusit. Kompani të tjera të mëdha duke përfshirë Deloitte kanë dërguar punëtorë në shtëpi pas kontaktit me njerëzit që zbulohet se kanë testuar pozitivë për sëmundjen. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!