Facebook merr një vendim shumë të rëndësishëm për miqtë që ndahen nga jeta

Një prej ndryshimeve që Facebook ka njoftuar së fundi ka të bëjë me miqtë të cilët ndahen nga jeta.


Shumica e përdoruesve kanë shprehur shpeshherë shqetësimin për shfaqjen e ditëlindjeve të miqve që janë ndarë nga jeta dhe kanë kërkuar që kjo të mos u shfaqet më.

Për këtë arsye, Facebook është zotuar ta trajtojë këtë problematikë si duhet.

Gjiganti i mediave sociale njoftoi të martën se përmes algoritmeve të inteligjencës articiale (AI), do të menaxhohen edhe profilet e njerëzve që nuk jetojnë më.

AI do të përdoret për të menaxhuar llogaritë që u përkasin atyre që kanë vdekur dhe ato që janë zyrtarisht të raportuara si të tilla me kërkesë, gjë që lejon një llogari të qëndrojë në rrjet, edhe pse përdoruesi është raportuar si i vdekur.

“Nëse një llogari ende nuk është raportuar si “e ndjerë”, ne përdorim AI për të ndihmuar që ajo të mos shfaqet në vende që mund të shkaktojnë shqetësime, siç është rekomandimi që personi të ftohet në ngjarje ose të dërgojë një kujtesë për ditëlindjen tek miqtë e tij”,- thotë Facebook.

“Ne jemi duke punuar për ta bërë këtë sa më mirë dhe më shpejt”, përfundon njoftimi.