×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Flasin pronarët rusë të aplikacionit “AppFace”, pranojnë se kanë qasje në fotot tuaja, por…

    Reporteri
    18 Korrik 2019 | 15:07

    Ekspertët e sigurisë kanë thënë se pronarët rusë të FaceApp nuk kanë qasje në galerinë tuaj të fotografive, por megjithatë  ‘mund të ruajnë’ imazhin që e keni modifikuar.


    Ekspertët kibernetikë  të Check Point dhe disa skuadra të tjera hulumtuese kanë bërë një kontroll mbi aplikacionin dhe kanë deklaruar se nuk kanë mundur të gjejnë ndonjë dëshmi se ata po vjedhin të dhënat e përdoruesve, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Reporteri.net.

    FaceApp gjithashtu adresoi shqetësimet e privatësisë duke thënë se arsyeja kryesore për ruajtjen e fotos së ngarkuar është për të matur ‘performancën dhe trafikun’.

    Në deklaratë, ata thanë se ndërsa ekipi kryesor i aplikacionit është vendosur në Rusi, të dhënat e përdoruesve nuk transferohen në Rusi.

    Deklarata e tyre vjen pasi në publik u shfaq frika se ky aplikacion cenon privatësinë e përdoruesve. Madje u kërkua edhe ndërhyrja e FBI-së. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!