×
  • Extra
  • Tech&Auto

    G-Classi me paketën “Adventure” të Brabusit është gati për të eksploruar

    Reporteri
    03 Nëntor 2019 | 21:07

    I bazuar në gjeneratën aktuale të Mercedes G-Classës, modeli Adventure i Brabusit është zgjidhje perfekte për të gjithë ata që dëshirojnë të shpëtojnë nga terrenet e “egra” rrugore.


    Ky G-Class i Brabusit, i cili mban emrin Adventure D35, vjen me motor dizel 3.0-litër Turbo me kapacitet prej 326 kuajfuqi, transmeton Koha.net, 44 kuajfuqi më shumë se modeli standard. Po ashtu, kjo “bishë” është e aftë t’i kalojë pa asnjë problem të gjitha terrenet e “egra” rrugore.

    Gjithashtu, Brabus Adventure D35, i bazuar në Mercedes G350d, vjen me marshin automatik me 9 shpejtësi dhe sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat, 4×4.

    Adventure D35 është për 10 cm më i gjerë se modeli standard G350d dhe 40 mm më i lartë, si dhe vjen me goma 285/55 R20 adekuate për të gjitha terrenet rrugore. Po ashtu, nëse diçka nuk shkon në rregull, ai ka edhe litarin për tërheqje, transmeton koha.net.

    Përveç interierit të pajisur me materialet më të mira, SUV-i i ri i Brabusit po ashtu ka mbi çati 4 drita LED, mbajtësit, lopatat, shufrën për tërheqje, etj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!