×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Gjëja e parë që thuhet për iPhone 12 nuk është aq pozitive

    Reporteri
    16 Shtator 2020 | 16:50

    Apple ka lënë të kuptojmë se iPhone i ardhshëm mund të jetë i pari që do të shitet pa një karikues në kuti.


    Karikuesi ka qenë pjesë e paketës kur blije një iPhone që nga viti 2007, por zërat së fundmi kanë dalë në përfundimin se ai do të shitet më vete, kur iPhone12 të dalë në treg. Besohet se ai do të lançohet muajin e ardhshëm.

    Apple zbuloi se do hiqte adaptorin USB (kjo është pjesa që futet në prizë për t’iu përshtatur sistemit amerikan apo europian) që zakonisht do të përfshihej në kuti.

    Duke përmendur arsye mjedisore, firma tha se vendimi ishte pjesë e angazhimit për zvogëlimin e paketimit dhe të mbetjeve.

    “Ndonjëherë, nuk është ajo që bëjmë, por ajo që nuk bëjmë që ka vlerë. Ne e dimë që klientët kanë mbledhur adaptorë USB-je dhe se prodhimi i miliona adaptorëve të panevojshëm konsumon burime dhe shton gjurmën tonë të karbonit. Kështu që këtë vit, ne po heqim adaptorin USB nga Apple Ëatch”, tha Lisa Jackson e Apple.

    Adaptori i USB-së kushton 29 paund në faqen e internetit të Apple.

    Ky veprim ka nxitur zërat se Apple gjithashtu ka në plan të heqë karikuesin nga kutia e iPhone 12. Kjo do të thotë që duhet të shpenzoni më shumë para./ Burimi The Sun

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!