×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Google godet Huawei, bllokohen përditësimet e smartfonit, nuk do të ketë as YouTube

    Reporteri
    20 Maj 2019 | 14:31

    Google bllokoi prodhuesin e dytë më të madh të smartfonëve, Huawei, nga disa përditësime në sistemin operativ Android, duke i dhënë një goditje të fortë kompanisë Kineze. Për shkak të këtij vendimi, smartfonët e rinj të Huawei do të humbasin qasje në disa aplikacione.


    Lëvizja erdhi pasi administrata e Donald Trump e vendosi gjigandin kinez në një listë kompanish, me të cilat firmat amerikane nuk mund të bashkëpunojnë derisa të kenë një licencë.

    Google tha se po bashkëpunon me urdhrin ekzekutiv dhe se po rishikon implikimet. Pavarësisht kësaj goditjeje të rëndë, Huawei njoftoi se do të vijojë me garantimin e përditësimeve të sigurisë.

    “Huawei do të vazhdojë të ndërtojë një ekosistem të sigurt dhe të qëndrueshëm, në mënyrë që të garantojë eksperiencën më të mirë për të gjithë përdoruesit në të gjithë botën.”

    Përdoruesit aktualë të smartfonëve do të jenë në gjendje të përditësojnë aplikacionet përmes rregullimeve të sigurisë si dhe të përditësojnë shërbimet Google Play.

    Por kur Google të publikojë versionin e ri të Android, këtë vit, nuk do të jetë i disponueshëm për pajisjet Huawei. Ndër aplikacionet që mund të humbasë smartfoni i prodhuar nga Kina është dhe YouTube.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!