×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Google largon aplikacionin që i largonte softuerët kinezë

    Reporteri
    04 Qershor 2020 | 8:44

    Google ka hequr aplikacionin për Android që ka ndihmuar njerëzit të fshinin aplikacionet e krijuara në Kinë, shkruan BBC.


    “Remove China Apps” ishte shkarkuar më tepër se një milion herë në dhjetë ditët e para të lansimit. Doli veçanërisht i popullarizuar në Indi, ku tensionet me Kinën janë të larta për shkak të mosmarrëveshjeve kufitare në Himalajet.

    Google ka thënë se aplikacioni ka shkelur rregullat e shitores së aplikacioneve të saj, por nuk ka dhënë detaje tjera.

    Softueri ishte zhvilluar nga firma nga India “One Touch AppLabas”.

    Në faqen e vet firma nga India ka shkruar: “TË dashur miq, Google ka hequr Remove China Apps nga Google Play Store. Faleminderit për gjithë përkrahjen e juaj gjatë dy javëve të fundit. Ishit të jashtëzakonshëm”.

    Aplikacioni ka shënjestruar faqen e rrjeteve sociale TikTok, që është në pronë të Bytedancet me seli në Pekin. Po ashtu edhe platformën e video-konferencave Zoom, që ka seli në Kaliforni, por është themeluar nga një sipërmarrës i lindur në Kinë.

    Mirëpo, nuk ka qenë në gjendje të zbulojë aplikacionet të instaluara më herët në smartfonët e prodhuar në Kinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!