×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Google shtyn pezullimin e bashkëpunimit me Huawei

    Reporteri
    21 Maj 2019 | 16:32

    Gjiganti amerikan Google i ofroi Huawei që të pezullojë përkohësisht shërbimet e saja në telefonat kinezë.


    Ky veprim vjen pasi Departamenti Amerikan i Tregtisë vendosi t’i japë Huawei një licencë 90-ditore për të ndihmuar klientët e tyre ekzistues, raporton Business Insider.

    Ministria e vendosi javën e kaluar kompaninë kineze në listën e zezë, duke i detyruar kompanitë amerikane të kërkonin leje nga qeveria përpara se të bashkëpunonin me gjigantin teknologjik kinez.

    Google konfirmoi vendimin e fundit në një deklaratë për Business Insider.

    “Azhurnimi dhe siguria e telefonit është në interesin e të gjithëve dhe kjo leje e përkohshme na lejon të vazhdojmë të sigurojmë përditësime të softuerit dhe mbrojtje të sigurisë për modelet ekzistuese në 90 ditët e ardhshme”, tha një zëdhënëse e kompanisë amerikane.

    Sekretari amerikan i Tregtisë Wilbur Ross tha se një “periudhë hiri” 90-ditore duhet t’u lejojë kompanive të “zgjidhin” para se të ndërpresin lidhjet me Huawei.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!