×
  • Extra
  • Tech&Auto

    GTA VI do të frymëzohet nga bosi i drogës Pablo Escobar

    Reporteri
    06 Korrik 2019 | 10:55

    Një rrjedhje e informacionit ka thënë se “Rockstar” është duke punuar fuqishëm me videolojën e radhës nga seritë shumë të suksesshme Grand Theft Auto (GTA).


    GTA V ishte konsideruar si ndoshta videoloja më e mirë ndonjëherë.

    Ndërkohë GTA VI thuhet se do të zhvillohet në Miami, që është një qytet ku loja është zhvilluar më herët, dhe në Amerikën Latine. Aty ngjarja do të lidhet me realitetin e jetës së kartelit të Pablo Escobar.

    Por gjithsesi ka kohë deri sa të lansohet loja e re. Rockstar ka deklaruar se loja nuk do të lansohet pa u hedhur në treg brezi i ri i konsolave të videolojërave PlayStation 5 dhe Xbox Project Scarlett.

    Këto konsola nuk pritet të dalin para vitit 2020.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!