×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Hiper-vetura e Mercedesit del në shitje nga 2021-a

    Reporteri
    02 Dhjetor 2019 | 16:47

    Gjiganti gjerman i automjeteve, Mercedes, ka njoftuar lansimin e hiper-veturës së tij AMG One.


    Ky model i veçantë është zbuluar për publikun në vitin 2017 dhe pritej të lansohej këtë vit, por gjithçka u shty edhe për dy vjet.

    Mercedes-AMG One do të jetë në dispozicion në seri të kufizuar prej vetëm 275 njësive, me çmim prej 2.5 milionë euro për njësi.

    Sa i përket motorit, AMG One ka motor 1.6-litër V6 dhe dy motorë elektrikë me kapacitet prej 120 kW të vendosura në rrotat e pasme dhe dy të më të vegjël në rrotat e përparme. Fuqinë totale kjo hiper-veturë e ka rreth 1000 kuajfuqi dhe shpejtësinë nga 0 deri në 200 kilometra në orë mund ta arrijë për 6 sekonda, transmeton kosovapress.

    Mercedesi konfirmon se kjo hiper-veturë mund të kalojë vetëm 25 km me motor elektrik.

    Sidoqoftë, për shkak të natyrës garuese motori SUS duhet të rinovohet plotësisht çdo 50,000 km.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!