×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Instagram sjell një ndryshim të ri

    Reporteri
    25 Janar 2021 | 20:20

    Kohët e fundit aplikacioni ka shtuar vazhdimisht opsione për ata që përdorin platformën për blerje.


    Instagram është duke punuar në një veçori për bizneset dhe influencerët. Aplikacioni do të shtojë një panel profesional ku bashkohen të gjitha mjetet e biznesit në një hapësirë të dedikuar në aplikacion.

    Paneli i ri është për këdo që përdor Instagram në mënyrë profesionale dhe ofrohet për llogaritë e biznesit dhe krijuesve. Krijuesit do të shohin bashkëpunimet e tyre dhe funksionet e tjera të monetizimit ndërsa një restorant apo biznes mund të gjurmojë më mirë reklamat dhe të përdorë funksionet e shitblerjes, transmeton lajmi.net.

    Paneli gjithashtu tregon informacione analitike së bashku me lidhje për tutoriale dhe artikuj të tjerë të dobishëm. Funksionet që përmendëm nuk janë diçka e re për Instagram por tani do ti gjeni në një hapësirë të vetme.

    Kohët e fundit aplikacioni ka shtuar vazhdimisht opsione për ata që përdorin platformën për blerje. Platforma është kritikuar nga përdoruesit e saj më popullor sepse nuk ofron mënyra për të fituar para.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!