×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Kamera e “iPhone 11” mund t’i bëjë gjërat të duken më të mëdha

    Reporteri
    01 Tetor 2019 | 8:48

    Një numër i madh përdoruesish të “iPhone 11”, smartfonit të sapodalë në treg nga radhët e Apple, kanë vërejtur një veçori interesante në lidhje me kamerën.


    Gjiganti teknologjik ka deklaruar se kamerat e pajisjes së re do i lejojnë përdoruesit të përdorin aftësitë fotografikë më shumë se kurrë më parë, transmeton lajmi.net.

    Kësisoj, një numër i gjerë përdoruesit kanë vërejtur se kamerat e smartfonëve të gjeneratës 11 nga Apple kanë tendencë të rrisin objektet.

    Duke shpërndarë një foto të një bananeje të zgjatur në Twitter, e cila tashmë u bë virale, përdoruesi Jeremy Judkins ilustroi veçorinë në fjalë me ndjekësit e tij.

    Paralel me këtë, një përdoruese tjetër e rrjetit social ‘Twitter’ ka treguar diferencën që mund të bëjë në madhësi kamera e risisë së Apple, duke marrë si shembull urën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!