×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Këto shtete janë prekur më së shumti nga rënia e Facebook, Instagram e WhatsApp

    Reporteri
    03 Korrik 2019 | 17:44

    Rrjetet sociale, Facebook, Instagrami dhe WhatsAppi kanë rënë nga sistemi.


    Përdoruesit në tërë botën kanë probleme të qasen në këto rrjete sociale.

    Më së shumti janë prekur shtetet e Evropës, Britania dhe SHBA-ja. Por, probleme ka edhe në Australi, Brazil, Kolumbi, Japoni, Meksikë, Filipine, Rusi, Singapor, Afrikë të Jugut e Uruguai, shkruan Daily Mail, raporton Reporteri.net.

    Përdoruesit kanë filluar të ankohen për këto rrjete sociale nga ora 14:00 për problemet që kanë që të qasen.

    Përdoruesit e Facebook thonë se po hasin në probleme kur po kyçen në profilet e tyre, por edhe në postime, dhe gjithashtu kanë probleme për të shikuar fotografitë në bisedë.

    Derisa WhatsAppi po dështon të pranojë apo dërgojë mesazhe.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!