×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Kjo është vetura më e shitur në Evropë

    Reporteri
    16 Janar 2021 | 15:10

    Në vitin 2020, Volkswagen Golf ishte përsëri makina më e shitur në Evropë.


    Volkswagen Golf 8 ka shitur mbi 312,000 njësi në Evropë, shkruan Autoblog.

    Gjithashtu, Golf 8 u zgjodh si makina më e mirë në Gjermani nga Auto Motor und Sport, Auto Bild dhe Auto Zeitung, transmeton Lajmi.net.

    Golf 8 ka qenë në dispozicion në të gjitha versionet kryesore që nga prezantimi i tij, së bashku me modelet GTI, GTD dhe GTE që i ka dhënë një pamje të veçantë në pjesën e pasme. Kërkesa e lartë për modelet hibride ka kontribuar gjithashtu në këtë sukses.

    Kjo është arsyeja pse deri në fund të vitit, çdo Golf i tretë i shitur ishte një hibrid.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!