×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Kompania kroate merr nën pronësi Buggatin

    Reporteri
    06 Korrik 2021 | 10:01

    Muajin e kaluar një raport sugjeroi se një nga kompanitë më ikonike të veturave do të bashkohet me një elektrike. Kjo tashmë është zyrtare.


    Porche, Rimac dhe Buggati kanë krijuar një kompani të quajtur Buggati-Rimac, e cila selinë e ka në Zagreb të Kroacisë, dhe do t’i hapë dyert për punonjësit në fund të vitit.

    Me këtë vendim, kompania kroate ka 55 për qind të ndërmarrjes, derisa Porsche zotëron 45 për qind. Pos kësaj, prodhuesi gjerman i veturave ende ka 24 për qind të Rimac, pas investimit 83 milionësh. Buggati-Rimac fillimisht do të prodhojnë dy vetura si pjesë e partneritetit të ri.

    Chiron do të vazhdojë ende të prodhohet në objektin e kompanisë në Molsheim të Francës. Në të ardhmen, veturat më të zhvilluara bashkërisht do të bashkohen me gamën – të gjitha ato sipas të gjitha gjasave do të jenë hibride ose plotësisht elektrike – por është e paqartë se ku kompania planifikon të t’i prodhojë ato vetura.

    “Ky është një moment me të vërtetë emocionues”, kanë thënë nga Rimac. “Kompania ka përparuar shumë shpejt dhe është bashkuar me kompaninë për një nivel tjetër. Buggati dhe Rimac janë një bashkim përfekt për të njëra-tjetrën dhe të dyja kontribuojnë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!