×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Kosova në mesin e vendeve të botës me shtrirjen më të madhe të internetit, Veseli: Kjo është arsyeja pse jam fokusuar në investimet në IT

    Reporteri
    07 Gusht 2019 | 14:45

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, dhe PDK’së, Kadri Veseli, duke marrë shkas nga 28 vjetori i fillimit të ‘WEB-it’, dhe renditjes së Kosovës në mesin e vendeve të botës që kanë më së shumti shtrirje të internetit, ka ritheksuar nevojën që Kosova të investojë sa më shumë në teknologjinë informative.


    Ai ka thënë se kjo është arsyeja që ai ka insistuar që të investohet sa më shumë në IT, dhe pse Kosova duhet ta ketë me çdo kusht Ministrinë e Inovacionit.

    “28 vjet më parë, në gushtin e vitit 1991, World Wide Web filloi të funksionojë si shërbim publik, duke nisur një revolucion teknologjik që sot ka transformuar radikalisht jetët tona. Unë jam krenar me Kosovën, që sipas EUROSTAT-it qëndron në krye të Evropës, për sa i përket përhapjes së internetit me 93%. Siç e tregon ky grafik, jo vetëm që vendi ynë lë prapa të gjitha vendet e rajonit, por konkuron me vendet më të zhvilluara të kontinentit”.

    “Unë gjithmonë kam besuar se duke investuar më shumë në IT, do të mund të hapim më shumë vende të reja pune për të rinjtë tanë të talentuar, prandaj edhe kemi krijuar Ministrinë e Inovacionit e cila nē të ardhmen do të jetë motor i zhvillimit të këtij sektori”, ka thënë Veseli përmes një postimi të bërë në rrjetin social Facebook. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!