×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Kosova pritet të bëhet me ligj për kibernetikën

    Reporteri
    13 Shtator 2020 | 20:46

    Sulmet kibernetike, konsiderohen në mesin e veprave penale më të sofistikuara. Madje, sulme të tilla nuk janë të pazakonta në Kosovë.


    E për tu mbrojtur nga to, tashmë Ministria e Punëve të Brendshme, ka marr disa veprime.

    Kjo ministri është në fazën përfundimtare, të draftimit të projektligjit për siguri kibernetike.

    Drafti të cilin e posedon T7 deri me tani, përmban 43 nene.

    Ndërsa aty parashihet edhe themelimi i një ekipi të vecantë për reagim ndaj emergjencave kibernetike.

    Gjithashtu, në këtë projektligj është paraparë që operatorët që ofrojnë shërbime esenciale, duhet të zbatojnë masa të rrepta të sigurisë fizike dhe teknologjisë së informacionit, për parandalimin e incidenteve.

    Ndërkohë, cili do operator që nuk respekton këto masa mund të gjobitet nga 1000 deri 10000 euro

    Nga Ministria e Punëve të Brendshme nuk dhënë detaje në lidhje me këtë dokument, porse tregojnë që ky projektligj është në fazën përfundimtare.

    Projekt ligjin për kibernetikën e mirëpresin edhe ekspertët.

    Ata thonë që ky dokument duhet të adresoj saktë sulmet kibernetike.

    Profesori Blerim Rexha thotë që ky projektligj është I bazuar në modelin e Estonisë.

    Pas fazës së draftimit, ky dokument do të dërgohet fillimisht në qeveri për miratim.

    E më pas do të kaloj fazat procedurale edhe në Kuvendin e Kosovës, ku do të shqyrtohet nga deputetët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!